Tragjedia/ Dibrani i fiksuar pas motorit humb jetën në Nju Xhersi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë më parë kishte qenë në Shqipëri. I kishte dhënë lamtumirën nënës së tij dhe më pas ishte kthyer për në vendbanimin e tij, në Amerikë. Por dita e hënë për të ka qenë edhe fatalitet. Djali nga Dibra, humb jetën me motorin e tij teksa përplaset me një makinë grumbullimi plehrash.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja sipas të dhënave ka ndodhur dy ditë më parë. Viktima u identifikua si Nuri Kaloshi, i cili ishte duke drejtuar motorin e tij Kaëasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë për vdekje.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe autoritetet e Qarkut të Bergen në SHBA, të cilat bëjnë me dije se Nuri Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, por kishte humbur jetën rrugës dhe aty vetëm sa u deklarua i vdekur.

Vdekja e Nuri Kaloshit, nga Dibra, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, pasi vetëm dy javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij. Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorëve të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51-vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa duhet të përballet me Gjykatën për “drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”.

Ka qenë dhe vetë djali i Nuri Kaloshit i cili ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku lutet që i ati të prehet në paqe, së bashku me gjyshen e tij. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

 

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV