Roberto Saviano përkujton 189 personat që vdiqën në punë dhe publikon pamjet prekëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur italian, Roberto Saviano ka përkujtuar për ditën e 1 majit, 189 personat që vdiqën në punë në Itali.

Ai shkruan se edhe më shumë se një shekull më shumë situata vazhdon të jetë me luftën për dinjitet, rrogë, pushim dhe jetë.

Ai ka publikuar një video me disa pamje ku shihen punëtorë, të cilët mes sakrificave punojnë për të siguruar kafshatën e tyre.

Postimi i plotë:

“Një punëtore që vendos me shpejtësi tulla me djalin e saj mbi shpinë. Një punëtor invalid që mbështet mbi paterica njërën këmbë teksa punon me qymyr. Puna përkul trupat, i thyen, i konsumon, i vret, i gëlltit. Pra, në pjesën më të madhe të planetit.

Jetojmë në shtëpi të ndërtuara me tulla të prodhuara dhe të dërguara me punë si kjo e paraqitur në këtë video, veshim rroba duke punuar me orar çnjerëzor, hamë domate të mbledhura nga njerëzit nën masakrën e kaporalëve. Për sa i përket shfrytëzimit dhe skllavërisë prodhohen shumë nga gjërat që ne konsumojmë.

Sot duhet të kujtojmë 189 personat që vdiqën në punë në Itali nga fillimi i këtij viti, siç raporton Inail. Nuk do ta kishin imagjinuar kurrë punëtorët socialistë dhe anarkikë të 1890-ës, kur u vendos 1 maji në Itali, se kështu do të ishin kushtet e punës më shumë se një shekull më vonë… Luftërat për dinjitet, rrogë, pushim, jetë.”, shkruan Saviano.

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV