U arrestua për korrupsion, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe sekretaren e gjykatës Manuela Mallkuçi. Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë. Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

 

Të fundit

Studim mbi ngjyrën e preferuar të femrave në veshje

Zgjedhja e ngjyrave në veshjet e femrave lidhet ngushtë me emocionet, personalitetin dhe mesazhin që duan të përcjellin. Studimet...

Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku u ndal te reforma...

Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste. Rama tha se këto zgjedhje...

U akuzua për fraza rraciste ndaj Galatasarayt, federata turke dënon ashpër Mourinhon

Sfida mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që...

Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025,...

Lajme të tjera

Web TV