Merr detyrën e rëndësishme nga Kremlini, a po përgatitet vajza e Putinit në politikë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga vajzat e Presidentit rus Vladimir Putin është emëruar në një pozicion të lartë në një organizatë besnike ndaj Kremlinit, një veprim që ka nxitur spekulimet se ajo po përgatitet për një rol në politikë.

Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, u emërua bashkëkryetare e një grupi zyrtarësh të cilët janë ngarkuar me detyrën për të zbutur ndikimin e sanksioneve perëndimore duke reduktuar varësinë e Rusisë nga mallrat dhe teknologjia perëndimore. Sipas analistëve, Rusia është tani vendi më i sanksionuar në botë, duke ia kaluar Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ka kohë që spekulohet se 35-vjeçarja Tikhonova, mund të bëhet deputete në partinë në pushtet të Putinit, Rusia e Bashkuar. Ajo njihet më së shumti për dashurinë e saj për kërcimin akrobatik rock’n’roll, një sport i veçantë për të cilin janë dhënë miliona paund nga financime misterioze.

Momentalisht ajo mban një rol drejtues si zëvendësdrejtuese e një qendre kërkimore matematikore në Universitetin Shtetëror të Moskës si dhe drejton fondacionin Innopraktika, i cili vitin e kaluar lançoi një aplikacion për ndarjen e videove që synon të reduktojë ndikimin e mediave të huaja sociale.

 

 

Megjithatë, Putin nuk e ka pranuar kurrë publikisht atësinë ndaj Tikhonovës.

Së fundmi u zbulua se Tikhonova ishte në një lidhje me Igor Zelensky , një balerin. Zelensky, i cili nuk ka lidhje me presidentin ukrainas, u detyrua të linte rolin e tij si kreu i baletit shtetëror bavarez, pasi ai refuzoi të dënonte pushtimin e Rusisë.

Tikhonova ishte martuar më parë me Kirill Shamalov, një biznesmen miliarder, babai i të cilit ka lidhje të ngushta me Kremlinin.

Të fundit

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Lajme të tjera

Web TV