Vuçiç mbështet Rusinë: Qeveria e re Serbe nuk do të jetë antiruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qeveria e re e Serbisë nuk do të jetë kundër Rusisë”. Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që përballet me presionet e Perëndimit për të sanksionuar Vladimir Putinin, i cili po pushton Ukrainën.

Pavarësisht kësaj, Vuçiç duket se e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ndryshim të qasjes së tij me Rusinë në të ardhmen.

“Çfarëdolloj qeverie do të ketë, do të jetë një qeveri serbe që do të kujdeset për interesat e Serbisë, dhe sigurisht do të jetë një qeveri që do të punojë shumë për anëtarësim më të shpejtë në BE. Ne do të punojmë me shpejtësi në rrugën evropiane të Serbisë.

Qeveria nuk do të jetë antiruse dhe do të mbrojë miqësinë tonë tradicionale. Ajo që duhet të mbajë qeveria është barra e pavarësisë dhe kjo duhet të jetë trashëgimia e çdo qeverie të ardhshme. Ne do të udhëheqim politikën tonë. Do të ketë presione dhe neve na takon të marrim vendime për interesin e popullit tonë. Interesi i Serbisë duhet të jetë para interesit personal”, theksoi presidenti serb.

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV