Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Është e drejtë e saj të ushtrojë sovranitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun e tij spanjoll në Tiranë, ka folur për herë të parë për tensionet e mbrëmjes së djeshme në Veriun e Kosovës.

Rama i ka dalë në mbështetje nismave të institucioneve të Kosovës, që siç tha ai “e kanë të drejtë dhe për detyrë të zbatojnë marrëveshjet bilaterale dhe të mbrojnë sovranitetin e tyre”.

Kreu i qeverisë ka dërguar edhe një mesazh të qartë në drejtim të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar që të tërhiqen nga provokimet në Veri me grupe të caktuara.

Kemi folur për Kosovë. Dihet që Spanja ka në pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm, për arsye që lidhen me vetë Spanjën, por që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe të drejtës së tyre. Sidoqoftë kemi diskutuar në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim tërësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar edhe jo për t’u diskutuar. Por përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua edhe nga Shtetet e Bashkuara përmes ambasadorit në Kosovë.

I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë, që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe asnjë lloj alibie grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje, që duhet të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri marrëveshjeve.

Të fundit

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar, ja çfarë u bë shkak

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e...

Nuk përmbahet dot më/ Çfarë ndodhi gjatë natës mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Gjesti ka si detyrë nga Vëllai i Madh që për dy javë të qëndrojë në krevat me Rizartën, pasi e zgjodhi në një nga...

“Shoqja jonë më e dashur, FITORJA”/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e fitores në zgjedhjet që do të...

Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku. Niko...

Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i...

Lajme të tjera

Web TV