Trump: Ukraina duhet të kishte lëshuar Krimenë që sot të mos kishte luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se Ukraina duhet të kishte bërë një marrëveshje me Presidentin Vladimir Putin për të parandaluar pushtimin.

Gjatë një paraqitje në podkastin e The Clay Travis & Buck Sexton Show, ish-presidenti sugjeroi se Ukraina mund të kishte hequr dorë nga territori i Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014, ose të kishte rënë dakord të mos i bashkohej NATO -s.

Vërejtjet erdhën pasi Trump iu kërkua mendimi i tij për fotosesionin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe gruas së tij, Olena, që bënë për revistën Vogue, e cila është vënë nën vëzhgim duke qenë se u zhvillua ndërsa vendi ishte në luftë.

“Ndoshta nuk është kjo gjëja më e madhe”, tha Trump, përpara se të shtonte qëndrimin e tij shumë të përsëritur se pushtimi i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende president.

“Putini nuk do ta kishte bërë këtë me mua. Së paku, ata duhet të kishin bërë një marrëveshje”, tha Trump.

“Ata mund të kishin hequr dorë nga Krimea. Mund të kishin bërë diçka me NATO-n, ‘Mirë, ne nuk do të anëtarësohemi në NATO’ dhe ju do të kishit një vend, sepse besoj se Putini donte të bënte një marrëveshje”, tha Trump.

“Dhe tani nuk mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Mendoj se është shumë më e vështirë të bësh një marrëveshje. Ai po hedh në erë të gjithë vendin. Dua të them, ai do të pushtojë të gjithë vendin. Dhe është shumë e trishtueshme për të parë se çfarë ndodhi me Ukrainën”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Të fundit

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Lajme të tjera

Web TV