Rama mbledh nesër në zyrë ambasadorët, ja çfarë do të diskutohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë në një takim të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë. Mësohet se takimi pritet të zhvillohet në zyrën e Ramës në Kryeministri. Tema kryesore që do të jetë në tavolinë është amnistia fiskale, nismë e prezantuar nga qeveria për të njohur e për të pranuar investime nga emigrantët shqiptarë me paratë e fituara nga punët ilegale që kanë ushtruar ndër vite.

Problem në lidhje me këtë draft është bërë mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në pastrimin e parave, gjë për të cilën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Më 5 korrik, Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri, duke nënvizuar se ky draft do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Sipas Bashkimit Evropian, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në këtë ligj dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE dhe partnerët e tjerë.

Drafti u është prezantuar ndërkombëtarëve dhe vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se qeveria nuk ka marrë një miratim nga institucionet e Bashkimit Europian dhe njësia e Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave Moneyval për projektligjin “Për Amnistinë Fiskale”. Për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka, ndaj mbetet për tu parë se cili grup do t’i bashkohet.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV