Kryemadhi: Do bëj ‘live’ operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e kaluar, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shëmtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.

Të fundit

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Lajme të tjera

Web TV