Tensionet në veri të Kosovës ‘jehohë’ në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet mes dy vendeve Kosovë dhe Serbi sa vijnë e shtohen. Sakaq, zhvillimet e ditës së djeshme kanë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku përmendet ndikimi i drejtpërdrejtë i Moskës.

Një medium italian La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.

Duke përmendur një sërë faktorësh, ‘La Repubblica’ shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

Ndërkaq ‘Blick’ shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave.

‘The Guardian’ raportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin.

Sipas tyre, pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin. Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.

50 për qind e serbëve, thuhet sipas këtij artikulli se nuk janë të përkushtuar ndaj interesave ruse, por nuk janë as pro-perëndimorë.

Një medium tjetër që raportoi për situatën është edhe Politicio, i cili shkroi se në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.

Të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës. Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.

Të fundit

Nga 3 marsi pezullohet rekrutimi i punonjësve të administratës

Duke nisur nga data 3 mars do të ndalohet çdo rekrutim i punonjësve të rinj në administratë. Ministrja e...

Mundësi të reja dhe ndryshime dinamike/ Parashikimi i Horoskopit për muajin Mars 2025

Muaji Mars sjell ndryshime dinamike dhe mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj me intensitet të lartë...

Tre arsyet e Ramës: Ja pse jam lehtësuar me rrëzimin e 20 masave të “Bujqësorit”

Kryeministri Edi Rama thotë se është lehtësuar nga “lajmi i rrëzimit të masave të sigurisë për stafin e UBT”. Së pari, sipas tij për pasojat...

‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata...

Absurditeti i Serbisë se Amerika po braktis Kosovën!

Nga Spartak Ngjela Rreket të gënjejë opinionin publik serb se serbët janë duke e marrë sërish Kosovën. Bashkimi kombëtar i shqiptarisë duhet të jetë sot një...

Lajme të tjera

Web TV