Rindërtimi, Rama: Çdo familje që është prekur nga tërmeti ka marrë bonus qiraje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i rindërtimit është përmbyllur plotësisht në zonën e Baldushkut në Tiranë. 28 familjet e fundit kanë marrë sot banesat e reja në Baldushk, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka nga ato familje që s’kanë marrë bonus qiraje ndonëse. Rama tha se çdo familje që i është dëmtuar nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Kreu i qeverisë tha se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

“Shpesh herë serviren nëpër pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur, nuk kujtohet më njeri për ta. Nuk ka një familje të vetme e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të mos i jetë dhënë që në krye të herës bonus i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra deri në momentin që kanë marrë shtëpinë. Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por ë afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë”, tha Rama.

Të fundit

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Lajme të tjera

Web TV