Tensione në veri/ Vuçiç urdhëroi heqjen e barrikadave, kamionët “shkrumbohen” nga flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë është në vendin e ngjarjes dhe sjellë këto fotografi të kamionëve të djegur.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për djegin e tyre. REL ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.

Djegia e këtyre kamionëve ndodh pikërisht në ditën kur pas 20 ditësh bllokimi pritet që të largohen barrikadat nga rrugët e katër komunave veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Lajmi për largimin e barrikadave u bë i ditur mbrëmjen e 28 dhjetorit, pasi presidenti i Serbisë, takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor.

Pantiq u lirua dje nga paraburgimi pasi iu zëvendësua masa me atë të arrestit shtëpiak.

Në një protestë që u zhvillua në fshatin Rudarë të Zveçanit, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës vendosën edhe kushte të tjera për heqjen e barrikadave përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./ REL

Të fundit

Ulin rrezikun e depresionit, ja cilat fruta duhet të konsumoni

Studimet kanë treguar se ka lidhje të ngushtë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ajo që njerëzit hanë...

Eni Çobani flet për jetën familjare dhe pengun më të madh: Pishman që…

Avokatja e njohur Eni Çobani ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe një nga pengjet që ka ende dhe sot. Eni ka...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Zgjidhni mes BE dhe kënetës

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët duhet të zgjedhin mes anëtarësimit të vendit në BE dhe kënetës. Në një komunikim online me...

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mira Murati tani? A...

“Mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet”, Rama: Hiqeni zakonin e Bufit të Kënetës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët nuk duhet të gëzohen kur diçka vonohet për Shqipërinë. Ai ka thënë se këtë zakon të mësuar...

Lajme të tjera

Web TV