“Pakoja e Madhe”/ Murrizi: Kënaq vetëm elektoratin e PS, njëlloj si tallja me pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Myslym Murrrizi ka ironizuar “pakon e madhe”, të mbështetjes për përballimin e inflacionit të luftës, që ka miratuar Qeveria këtë fundvit për familjet në nëvojë dhe për disa kategori punonjësish.

Përmes një postimi në Facebook, Murrizi shkruan se sipas tij “pako e madhe” kënaq vetëm elektoratin e Partisë Socialiste. Sipas Murrizit “kjo është tallje njëlloj si tallja që ju është bërë pensionistëve me “ rritjen” e pensionit me 600 lekë të reja për 9 vjet ose 70 lekë në vit ose dy brisqe big në vit”.

Postimi i plotë i Murrizit:

Pako e “ madhe” e Rames per 1 milion Shqiptare me nga 80-100 dollare per sejcilin pas 10 vitesh ne pushtet kater muaj para zgjedhjeve, mund te “ kenaq” vetem kete kategori “ elektorati” te ps

695 mij pensioniste +71 mij persona me aftesi te kufizuar +57300 familje me ndihme ekonomike do te marin nga 70 euro ose 8000 leke te reja

Ndersa 83 mij punonjes te administrates qendrore dhe 92 mij punonjes te administrates lokale ( punonjesit e 61 bashkive) do te marin nga 100 deri ne 160 euro

E gjithe kjo pako e “ madhe” qe po trumbetohet sikur po shpeton Shqiptaret nga fukaralliku nuk shkon me shume se 80-100 milion euro

Nderkohe Shqiptaret paguajne taksa ne vit rreth 4,5 miliard euro ne vit dhe per 10 vjet i kane paguar qeverise rama mbi 40 miliard euro taksa

Vetem Begeti i ka mare Shqiptareve 130 milion euro demshperblim per kapriçot e rames

Mbi 500 milion euro ne total eshte fatura qe Shqiptaret paguajne arrogancen e qeverise nga gjyqet e humbura ne Strasburg

Sikur tu kishe futur brenda pakos se “ madhe” nga 1 liter vaj ulliri per 1 milion qytetare,do kishe ndihmuar fermeret dhe do kishe ftilluar nga trute e kokes ministreshen e bujqesise Krfica qe te mos shante me fermeret pse kane mbjelle rreth 10 milion rrenje ulli

Lexo edhe :  “Shqiptarët s’do shkojnë më për trajtim në Turqi” - Rama premton spitale të reja

Kjo tallje eshte njelloj si tallja qe ju eshte bere pensionisteve me “ rritjen” e pensionit me 600 leke te reja per 9 vjet ose 70 leke ne vit ose dy brisqe big ne vit

Nese Qytetaret kenaqen me lemoshe te tille pas 10 vitesh pushtet hajduterie, arrogance, harbuterie, atehere rama dhe qeveria ka te drejte ti quaj thjeshte frymore

Të fundit

Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Futbolli Shqiptar, infrastruktura relativisht e mirë cilësia e dobët

Viti 2025 ka nisur mjaft mirë për infrastrukturën e futbollit shqiptar, me investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit. Në dy muajt e parë...

SPAK në lupën politike/ Berisha: Nuk jam për shkrirje, por për reformim

Edhe dje, kreu i Partisë Demokratike u ndal sërish tek SPAK, por jo me të njëjjtën qasje ndaj këtij institucioni. Berisha nuk është më...

Rama kundër SPAK: Mos të kthehet si drejtësia e Putinit

Kreu i qeverisë Edi Rama thirri dje një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së ku kishte ftuar për “kritikë drejtësisë”, Rektorin e Universitetit Bujqësor,...

SPAK dhe GJKKO “të pandehur” nga gjykatat politike

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe kryetari i GJKKO-së Erion Bani diskutuan dje për për luftën kundër korrupsionit, në një takim ku i pranishëm...

Lajme të tjera

Web TV