Shtetet e fuqishme botërore bien pre e hakerave, mes tyre dhe Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “sulm masiv” kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Teknikët e Agjencisë Kombëtarë kanë konstatuar tashmë ‘disa dhjetëra sisteme kombëtare, të sulmuara dhe kanë alarmuar subjektet, sistemet e të cilëve janë ekspozuar.’

Megjithatë, shpjegohet se ‘ka ende sisteme të ekspozuara, të pa kompromentuara, nga të cilat nuk është mundur që të gjurmohet se kush e ka kryer sulmin. Këto subjekte duhet të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre. Sipas burimeve të Corriere, bëhet fjalë për krime të zakonshme kibernetike, të cila përdorin sistemin “ransomware” për qëllime ekonomike dhe fitimprurëse.

Corriere Della Sera shkruan se nuk ka asnjë konfirmim për një lidhje mes këtij sulmi dhe problemeve të Tim, që u raportuan mëngjesin e të mërkurës.

Acea, kompania italiane e energjisë elektrike, ujit dhe gazit, u godit nga një sulm shumë i rëndë ‘ransomware’ të enjten, duke e bërë të vështirë rikthimin e operacioneve të plota. Sulmi i hakerëve po ndodh në shumë vende njëkohësisht.

Të parët që vunë re sulmin ishin francezët. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë. Tani për tani ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca, Finlanda dhe Italia, në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në Itali ka dhjetëra sulme që janë ndalur, por sipas analistëve ato janë të destinuara të rriten.

Të fundit

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Lajme të tjera

Web TV