Pelerina “Arsidi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 Pjesë nga libri “E pashë shtetin duke rënë”. Një retrospektivë e viteve të nxeha 1992-1997 nëpërmjet syrit të një analisti

 Berisha, President i Republikës, tenton të hedhë poshtë pelerinën “Arsidi”.

Ai e veshi këtë skandal që në të hyrë në kështjellën e pushtetit.

Që ditët e para të Presidencës thërriti në zyrë një qytetar nga Bota, që quhet Nicola Arsidi. Të dy së bashku bënë “planin” si të ulej apo edhe të shlyhej borxhi i jashtëm i shtetit. (Një Nicola i rastësishëm do të shlyente me magji borxhin tonë prej miliardash!). Presidenti i Republikës bëri pazarin: “Ke (kemi) në dorë 1 milionë e 600 mijë dollarë”. Shuma doli nga banka dhe fluturoi. Pas dy ditësh Nicola na shfaqet në televizionin shtetëror duke i vënë një dekoratë në qafë zotit President. “Europa po dekoron Persidentin”, ky ishte morali. Më e keqja se doli që dekorata ishet “dekoratë çokolatë”. U nxi e tërë puna: As borxhi i jashtëm lëvizi nga vendi, as dekorata ishte sekoratë.

Shtypi e nxori të vërtetën mbi sipërfaqe.

Mbaj mend që me sjemtë e rinj të gazetës “Koha Jonë” punontë natë e ditë edhe avokati Ngjela për të zbuluar skandalin në rrugë sa më ligjore. Dhe ia dolën.

Presidenti e pranoi skandalin. Por në vend që të shfaqej publikisht me fajësi për vete, mbushi burgjet me drejtorë bankash, me guvernatorin e Bankës, me kryeministrin e qeverisë së stabilitetit…

Berisha nisi të hedhë poshtë pelerinën “Arsidi” që i ishte veshur pas trupit.

Si do ta hedhë, si Makbeth, apo si Suift?

Edhe Suift është një legjendë. Lundërtari Suift u ndodh në ujërat e detit, i vetëm, mes balenash. Ç’tu t’u jepte balenave, trupin e tij, apo fuçitë bosh të anijes? Lubitë e detit u morën me fuçitë bosh, dhe Arsidi iu drejtua brigjeve.

Kështu edhe Berisha.

Arsidit i hidhet duri i arrës.

Zëvendëskryeministri Uka dhe Ministri i Financave Ruli, janë kapur në një aferë korruptive në shitjen e drurit të arrës. Kryetari i shtetit e mbajti pak kohë në duar, por tani ka vendosur ta bëjë të madhe. Po  i dërgon në gjyq të dy përsonalitetet e Qeverisë.

Çfarë zgjidh kjo me “Arsidin?”, mund të bëhet pyetja.

I hidhet opinionit si një çeshtje që “ia vlen të merret”. Deri sa ta bluajë opinioni, kanë kaluar ca muaj. Shkarkohet Presidenti nga “pandershmëria”? Si? “Po ja- thonë njerëzit- është i ndershëm, po sakrifikon shokët e tij më të afërt”. Kjo pi shumë ujë, sepse janë dy persona të lartë në qeveri, dy bashkëpunëtorë të ngsuhtë e dy themelues të PD.

A është “arra” një lëvozhgë boshe si fuçitë e Suiftit? – pyetja e dytë.

Tërë vlera e dosjes është 8000 dollarë. Të jetë ç’të jetë, me këtë vlerë nuk mund ta konsiderosh të madhe  një çeshtje. Përveç që mund të rezultojë tërësisht bosh. Por Berishës i duhet të largojë “balenat” nga vetja.

Nano me Arsidin, ndërsa Pashko –djalë i mirë i familjes

Mësohet se Fatos Nano,  kryetar i  Partisë Socialiste, i burgosur politik në Bençë, do të thërritet dëshmitar në gjyqin e çeshtjes “Arsidi”. Këtu gjykohet Kryeministri në post në kohën e “Arsidit”, si dhe dy bankierët më të shquar.

Lexo edhe :  Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

Ndërkohë mësohet se do të thërritet si dëshmitar në gjyq edhe Gramoz Pashko, një ish- fondator i PD, ish- zëvendëskryeministër në Qeverinë e Stabilitetit, aktualisht në partinë e “mocionistëve” kundër Berishës.

Cili është qëllimi?

Fatos Nano, meqë është nën pranga, mendohet se lehtësisht do të mund të ngarkohet edhe me një akuzë tjetër bosh: “skandali Arsidi”. Edhe pse ky njeri ishte në burg kur Berisha jeranonte me një dallkauk, Arsidi. Krejt sipas praktikave të vjetra të diktaturës: “Armik je, mbaje edhe këtë akuzë, ç’të gjeti!?”. Aq më tepër që në opinion hahet mirë simitja: “ Në burg të rrijnë komunistët e poshtër, ata i bënë të gjitha”.

Ose të paktën, dëshmitari i paragjykuar nga piramida e shtetit, duke u shfaqur  para trupi gjykues, do të marrë, sidoqoftë, edhe një njollë tjetër.

Ndërsa Gramos Pashko thërritet dëshmitar në gjyq si përsonazh pozitiv i “filmit”. Nuk ka rëndësi çfarë do të dëshmojë dëshmitari Pashko. Rëndësi ka çfarë do të dëhmojë kryetari i shtetit me anë të propagandës së tij. Ky, me siguri, do të thotë: “E shikoni, Pashko është kunati i  Rulit, armik i PD, por i ndershëm”.

Brenda të njejtës familje, njëri i korruptuar dhe tjetri i ndershëm. Kjo vlen për të treguar Berishën “të ndershëm e të papanshëm”.

Të hiqet kryetari i Gjykatës së Kasacionit

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit po akuzohet me të gjitha bateritë prej mediave qeveritare. Po i vjen rrotull largimi. Kanë shpikur sikur “kryetari Brozi ka një aferë me një qytetar grek, të cilin Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm nga një çeshtje gjyqësore”.

Zef Brozi i korruptuar? Megjithatë Partia heq edhe kryetarin e Gjykatës së Kascionit po t’i thotë mendja.

“Arsidit” i duhet patjetër koka e kyetarit të Kasacionit, ndryshe pelerina e tij i mbetet veshur Berishës. Është shumë e qartë. Dosja “Arsidi” përgatitet të ngjisë shkallët e gjykatave. Do të vijë puna në Kasacion. Berisha e di se Brozi nuk çedon para drejtësisë, ai “është një budalla i pandreqshëm”. Nga dosja “Arsidi”, kryetari i Kasacionit do të fillojë të tërheqë ca pyetje si fijet e lëmshit. Për shembull, doemos do të bëjë pyetje se kush u shpërblye në skandalin Arsidi?… Kush mori dekoratë Arsidi? Del se ka marre Presidenti Berisha… Mund të pyesë me sa dollarë u shoqërua dekorata. Do të paraqitet një shumë sidoqoftë. Edhe 1 dollar e nxinë Berishën që bën si puro i ndershëm…Mund të pyesë gjyqtari Brozi pse Berisha nuk e kthen mbrapsht dekoratën që ka marrë, etj.

E keqja tjetër që kryetari i Kasacionit ta kthejë çështjen për plotësime hetimore.  Kjo është baras me një fatkeqësi për “pelerinën” e shtetit.

Atëhere më shkurt. Për të mos rrezikuar që të dalë e vërteta, të hiqet nga detyra edhe kryetari i Kasacionit.

Pelerina “Arsidi” që e mban veshur Berisha, mund të varet, sa andej këndej

Janar 1995

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV