Kadilli: Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka rënë, po përfiton pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli komentoi situatën në PD, ku ditën e djeshme KAS pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt që kjo forcë politike të regjistrohet në zgjedhje.

Në një intervistë për Euronws Albania, Kadilli tha se kriza e thellë në PD po përdoret dhe nga pushteti.

Më tej ai nënvizoi se opozita po thellon gropën që ku ka ra ndërsa nënvizoi se nëse PD humb zgjedhjet liderët aktualë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“E kam ndjekur me shqetësim të madh krizën në PD. Është një krizë e thellë që po përdoret dhe nga pushteti. Problemi i madh është se vetë opozita pas vendimit të KAS përqahet. Ne kemi opozitën më të përçarë që ne kemi në historinë e tranzicionit të demokracisë shqiptare.

Është bërë si kadaif. Ne nuk e kemi arritur dot misionin tonë. Qëllimi i një lideri në opozitë është të krijojë opozitarizëm e para dhe e dyta të mobilizojë çdo segment opozitar.

Përçarja në opozitë është të nënshkruash humbje. Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka ra.

A do ta marrin ndonjëherë faturën Berisha e Basha për atë se çfarë i shkaktuan opozitës?”- tha ai.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV