Ana e “errët” e TikTok/ Platforma ku ligjet nuk ekzistojnë, as për shqiptarët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur në shumë vende europiane po diskutohet mbyllja e rrjetit social “TikTok” për çështje sigurie, bota e errët e krimit shqiptar po e përdor masivisht atë duke e shndërruar në një dark Web.

Një investigim i Top Channel, zbulon se në “TikTok” mund të gjesh gjithçka, që tek numrat e celularit të pa regjistruar, para false, por edhe punësime në shtëpi bari sikurse trafik njerëzish drejt Anglisë me gomone, kamion ose me pasaporta të falsifikuara.

Nga një kërkim i thjeshte në “Tik Tok” mund të gjesh profile dhe që shesin armë apo ofrojnë shërbime seksuale.

Jo të pakta janë rastet kur shqiptarë të botës së krimit, e përdorin këtë platformë për të shantazhuar apo për të ushtruar presion për borxhe të pa shlyera apo mosmarrëveshje të tjera.

Ndërkohë që shumë video në TikTok që reklamojnë aktivitete të paligjshme kthehen virale policia është orientuar drejt këtij rrjeti social për të identifikuar autorët. Rasti më i fundit është i një drejtuesi mjeti që u ndëshkua me masë administrative pasi në një video në TikTok shfaqej duke drejtuar mjetin me më shumë se 300 km në orë në tunelin e Kalimashit.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV