Mbyllet në barazim sfida mes Bolognas dhe Milanit, zhgënjen rotacioni i Kuqezinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stefano Pioli i la pushim titullarët e ndeshjes së Champions League ndaj Milanit, përveç portierit Mike Maignan.

Përballja nisi me golin e vendasve. Sekonda e 33’, asist i austriakut Porsch dhe finalizim i Nicolo Sansones. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Italisë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 40’.

Tommaso Pobega shënoi me një goditje potente me të majtën, që u përplas në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Ky ishte goli i dytë sezonal në Serie A për mesfushorin 23-vjeçar të Milanit. Fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar, por munguan rastet e pastra.

Në fund barazim 1-1, rezultat që gëzoi më shumë Bolognan krahasuar me skuadrën e Piolit.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV