‘Njerëzit po ikin nga varfëria’/ Berisha: Në 14 maj votojmë për të ardhmen tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ishte të martën të Roskovec ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për këtë bashki, Erdit Hazizajn.

Berisha tha se Hazizaj bashkë me 60 kandidatët e tjerë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në mbarë vendin  nuk janë më kandidatë të kryetarit të partisë, të kryesisë së partisë, por janë kandidatë të votës së anëtarëve.

“14 maji është një datë shumë e madhe. Është një datë në të cilën ne, vërtetë votojmë për qytetarët vendorë, por votojmë më shumë se kurrë për veten tonë, për të ardhmen tonë, votojmë më shumë se kurrë për të ardhmen e Roskovecit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. 

Ne jemi në këtë shesh sot në një moment kur vendi po shpërbëhet, në një moment kur Roskoveci tokë e të gjitha pasurive përrallore, vend i njerëzve punëtorë, vendi i burimeve të mëdha të naftës, i fermerëve të shkëlqyer, nuk begaton banorët e vet, nuk i prosperon ata, përkundrazi ata detyrohen të largohen, ata detyrohen të përcjellin fëmijët e vetë jashtë  vendit.

Shkojnë dhe punojnë në vende të tjera. Pse kjo, çfarë ndodh. Unë ftoj çdo socialist, çdo demokrat, çdo paparti të shtrojnë pyetjen çfarë po ndodh me ne dhe nëse shpjegojnë, i japin përgjigje të drejtë, të ndershme këtyre pyetjeve atëherë jam i sigurtë se do të marrim vendimet më të drejta.

Pse po ikin fëmijët tanë. Fëmijët tanë po ikin sepse rrogat tona janë aq të ulëta sa nuk plotësojnë dot askërkund nevojat e tyre. Pse po ikin fëmijët tanë, fëmijët tanë po ikin se shkolla, dyert e universitete praktikisht janë pothuajse të mbyllura. Pse po ikin të rinjtë tanë, po ikin sepse edhe kur marrin diplomën nuk gjejnë punë dhe e kanë diplomën vetëm si biletë për të ikur nga Shqipëria. 

Pse po ikin shqiptarët? Po ikin sepse pasuritë e tyre, nafta, pyjet, minierat, ujërat janë shndërruar në një mallkim për ta. Nafta kishte rentën, akti i parë që bëri Edi Rama hoqi rentën, por renta ishte e juaja, ishte e komuniteteve lokale. Në të gjithë botën, përveç se në sistemet koloniale, renta u takon komuniteteve lokale. E hoqi, sepse e blenë sipërmarrësit e naftës. 

Pse po ikin, pse ka varfëri. Ka varfëri sepse u katandisëm me rrogat më të ulëta në rajon. Nuk kemi qenë të pasur ndonjëherë, por problemi është se në vitin 2013 ne kishim rrogat më të larta në rajon dhe ajo ishte shpresë, ishte ngjitje, kurse tani na vidhisi në fund të tjerëve dhe natyrisht nuk shohin dritë në tunel njerëzit”

Të fundit

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Lajme të tjera

Web TV