Zgjodhi Real Madridin përpara PSG-së, Rudiger: “Nëse kërkon të fitosh zgjedh këtë klub”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Real Madrid është ëndrra e shumë futbollistëve profesionistë. Los Blancos përfaqësojnë më së miri një histori triumfi në Spanjë dhe Europë, e jo më kot është thuajse e pamundur ta refuzosh shansin për të veshur fanellën e “bardhë”. Jashtë pritshmërive nuk doli as Antonio Rudiger i cili edhe pse kishte ofertë nga Paris Saint-Germain, zgjodhi të transferohej në Madrid qershorin e kaluar.

Kur i duhen edhe disa muaj për të mbushur një vit të plotë me spanjollët, gjermani thekson se nuk u mendua dy herë për të kaluar te Reali ndërsa shtoi se pasi triumfit në Champions League me Chelsean, e kuptoi se ishte gati për aventurën me madrilenët.

“Kishte shumë thashetheme rreth të ardhmes sime, por sa herë shihja që në listë si një opion i mundshëm ishte edhe PSG, mendoja se francezët nuk ishin ata që unë dëshiroja. Nuk kam asgjë kundër PSG, është një klub shumë i mirë dhe gjithçka është në rregull me ta. Por, në anën tjetër ishte Real Madrid. E kuptoni?! Real Madrid.

Momenti i parë që besova se mund të luaja me Real Madrid ishte kur fitova Champions League me Chelsean. E dija se mund të isha pjesë e tyre dhe të bëja mirë. Pastaj nëse kërkon të jesh pjesë e fituesve, duhet të luash patjetër me Real Madrid.

Këtu çdo gjë është ndryshe dhe unë e kuptova që në ditën e parë. Dua të theksoj se i respektoj të gjithë klubet e tjera, por Reali ka diferencë. Mjafton të shohësh prezantimin e Benzema apo Cristiano Ronaldo, sallën e trofeve, është e gjithë historia në një dhomë”, u shpreh Rudiger.

Të fundit

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

Lajme të tjera

Web TV