Britania e Madhe: Rusia po tenton t’i rekrutojë emigrantët për luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se Rusia po rekruton punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për t’i ndihmuar forcave ruse në luftën kundër Ukrainës.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se rekrutuesit ushtarakë rusë “kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigrancionit”, për të shënjestruar punëtorët emigrantë që kanë ardhur nga Azia Qendrore në Rusi.

“Në zyrat e imigracionit, në mënyrë rutinore, personeli përpiqet të rekrutojë emigrantë,” tha ministria britanike në Twitter.

Ata madje u ofrojnë atyre “një rrugë të shpejtë drejt nënshtetësisë ruse, prej gjashtë muajsh deri në një vit, në vend të procedurës së zakonshme prej pesë vjetësh”.

Radio Evropa e Lirë më parë kishte raportuar se rekrutuesit i joshin punëtorët emigrantë duke u ofruar bonuse financiare me vlerë prej 2.390 dollarësh dhe paga deri në 4.160 dollarë në muaj.

Rekrutët ka të ngjarë të dërgohen për të luftuar në vijën e frontit, thanë ekspertët britanikë të inteligjencës, si pjesë e përpjekjes së Rusisë për ta përmbushur synimin për t’i bërë 400 mijë vullnetarë që luftojnë në Ukrainë.

Londra sugjeroi se qeveria ruse “po tenton ta vonojë një mobilizim të ri të detyrueshëm për aq kohë sa të jetë e mundur” duke pasur parasysh se vala e fundit e rekrutimit nuk gjeti shumë përkrahje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Lexo edhe :  Macron padit influenceren e njohur, përhapi thashethemet se Brigitte ka lindur burrë

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Në prill, Putin e nënshkroi një ligj për krijimin e një sistemi të rekrutimit, që parasheh edhe ndalesë për burrat që të largohen nga shteti, në rast se injorojnë ftesën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV