Dyshohet për koronavirus/Trump bën testin. Mjekët konfirmojnë se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

Zoti Trump njoftoi se kishte bërë testin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të shtunën paradite, ku u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencën ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus. Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19. Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus./VOA

Të fundit

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV