Dhuna ndaj arbitrit Kridens Meta, Tirana rrezikon përjashtimin nga Kategoria Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë.

Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë pati dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, drejtuesit e Tiranës dhe tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Tanimë e gjithë vëmendja është te Disiplina, me Tiranën si organizatore e ndeshjes që rrezikon shumë.

Në futbollin shqiptar, ndët vite ka disa precedentë në lidhje me raste të ngjashme dhune. 

Në 2014, Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj u përjashtuan nga gara pas dhunimit të delegatit Besnik Çela.

Në 2019 ishte radha e Kamzës për t’u përjashtuar, teksa kryesori Eldorjan Hamiti rrezikoi jetën në fushë.

Rasti i fundit ishte këtë sezon në Kategorinë e Parë, me Disiplinën që përjashtoi dhe uli një kategori më poshtë Tërbunin, për shkak të dhunës ndaj arbitrave. 

Veç kësaj, edhe humbja në tavolinë e Tiranës nuk përjashtohet.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV