Angelina Jolie kërkon 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga Brad Pitt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja ligjore mbi pasurinë franceze të Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe verës, Château Miraval, vazhdon të përshkallëzohet. Në një dosje të re gjyqësore të siguruar nga CNN, ish-firma e investimeve e Jolie, Nouvel, akuzon Pitt se po përpiqet të mbajë kontrollin e Château Miraval duke “grabitur” asetet e saj.

Firma e investimeve e Angelina Jolie tani po kërkon të paktën 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga ish-bashkëshorti i saj. “Pete shpërdoroi asetet e kompanisë, duke shpenzuar miliona për projekte të kota, duke përfshirë më shumë se 1 milion dollarë në rinovimin e pishinës, ndërtimin dhe rindërtimin e një shkalle katër herë dhe duke shpenzuar miliona për restaurimin e një studio regjistrimi,” shkruhej në dokument.

Avokatët e Nouvel pretendojnë në dosje se “sjellja e papërshtatshme” e Pitt u përshkallëzua pasi Jolie shiti Nouvel në tetor 2021 te Tenute del Mondo, një degë e Stoli Group, e kontrolluar nga oligarku rus Yuri Scheffler. “I inatosur që Jolie ia shiti Nouvel-in Stolisit dhe jo atij, Pitt veproi si një fëmijë fyes, duke refuzuar ta trajtonte Nouvel-in si një partner të barabartë në biznes”, thuhet në dosje.

Pitt fillimisht ngriti një padi për shitjen e pronës dhe verës nga Jolie në shkurt 2022, duke e quajtur atë “të paligjshme” sepse, pretendon ai, të dy kishin rënë dakord kur blenë pronën që asnjëra nuk do ta shiste pa pëlqimin e tjetrit.

Angelina u kundërpërgjigj duke pretenduar se nuk kishte kurrë një marrëveshje të tillë dhe se ajo shiti pjesën e verës në një përpjekje për të fituar “pavarësi financiare” nga Pitt dhe “të kishte një formë paqeje në këtë moment thellësisht të dhimbshëm dhe traumatik për të dhe jetët e fëmijëve të tyre”. Ish-çifti bleu pronat e vendit dhe punishten e verës në jug të Francës në vitin 2008, dhe ajo u bë shtëpia e tyre e pushimit, ku ata kaluan kohën e familjes.

Lexo edhe :  Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në vitin 2016, por një marrëveshje e përbashkët e kujdestarisë për fëmijët e tyre të mitur ende nuk është finalizuar.

Të fundit

Një plumb në gjoks në oborrin e shtëpisë, ‘zbërthehet’ vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër,...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime...

Shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e...

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Lajme të tjera

Web TV