Nuk ndalet Taulant Balla, sërish “këshilla” policëve: Kujdes me komunikimin me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit që zhvilloi me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës deklaroi se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.

Ministri Balla në fjalën e tij u shpreh se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen, duke nënvizuar se do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para.
“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të Policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë.

Ndaj do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, theksoi ministri Balla.

Gjithashtu ministri Balla kërkoi luftë intensive, me fokus krimin e organizuar si u kërkoi forcave të rendit një kujdes të shtuar në komunikimin me qytetarët, duke i konsideruar si partnerin më të fortë të policisë në betejën me paligjshmërinë.

Ministri i Brendshëm Balla përfundim të fjalës së tij, duke folur për rëndësinë e Kodit Etik, u shpreh se ai duhet të jetë udhërrëfyes për çdo punonjës policie.

Të fundit

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Lajme të tjera

Web TV