Plazhet turistike që do tkurren më shumë deri në 2100/ Mes tyre edhe Pulëbardha në Ksamil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, asnjë cep i Europës nuk do të jetë i paprekur nga rritja e nivelit të detit.

Plazhi MacKenzie në Qipro është plazhi turistik që mund të jetë më i prekuri. Sipas Climate Chance Association, ai tashmë po humbte një metër në vit në 2013.

Mes 15 plazheve europiane, përfshihet edhe plazhi i njohur shqiptar Pulëbardhat ne Ksamil, i cili sipas të analizës së të dhënave në Komisionit Europian deri në vitin 2100 do të tkurret 98.2 metra.

Plazhi Scarborough në North Yorkshire mund të jetë plazhi turistik në Mbretërinë e Bashkuar që do të vuaj më shumë. Porti Scarborough dhe skela mund të jenë nën ujë deri në vitin 2050, me kështjellën që ka pamje nga plazhi që ka të ngjarë të rrethohet nga uji, sipas shifrave të Climate Central. Në total, rreth 648 shtëpi në Yorkshire me vlerë mbi 93 milion paund ka të ngjarë të humbasin, sipas One Home.

Plazhet turistike europiane që do të tkurren më së shumti

Në botë

Plazhet me rërë përbëjnë më shumë se një të tretën e vijës bregdetare të botës, por gati gjysma e kësaj mund të zhduket deri në fund të shekullit, sipas Qendrës së Përbashkët të Kërkimeve të Komisionit Europian. Kjo humbje nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Plazhi që pritet të tkurret më shumë deri në 2100 në gjithë botën është plazhi i Landmark në Lagos, Nigeri. Ai parashikohet të tkurret me 918 metra. (3,011 ft).

Lagos tashmë po vuan ndikimin e rëndë të rritjes së niveleve të deteve përmes përmbytjeve të shtuara, sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe rënies së cilësisë së ujit.

Lexo edhe :  Manjola Nallbani rrëzohet në skenë gjatë koncertit për Vitin e Ri, pëson lëndime

Haëaiianlslands.com analizoi të dhënat e Komisionit Europian që vlerësojnë se si do të ndryshojnë vijat bregdetare në mbarë botën deri në vitin 2100, në ndikuar nga rritja e nivelit të detit dhe erozioni.

Në Ishujt Britanikë, plazhet që do të zvogëlohen më së shumti në vitin 2100 janë Gjiri i St Brelade në Jersey (i 15-ti në mbarë botën, 214 m/702 ft), i ndjekur nga plazhi Scarborough në Yorkshire (146 m/479 ft).

Ndërkohë, Parku Shtetëror Cape Henlopen i Delaware (i 16-ti në mbarë botën, 205m/673ft) është plazhi në SHBA që do të tkurret më shumë, i ndjekur nga Clearëater Beach në Florida (i 19-ti në mbarë botën, 193m/633ft). Dhe në rajonin e Paqësorit, është plazhi Manly i Australisë që parashikohet të zvogëlohet më së shumti në madhësi (161 m/528ft). Monitor

Plazhet turistike europiane që do të tkurren më së shumti

 

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV