Mori 1 milion lekë për punësimin e rojës, SPAK mbyll hetimet për zyrtarin e Bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.124 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

• Erjon Buçuku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2023, në emisionin investigativ “STOP” të televizionit kombëtar “Klan” janë transmetuar me pamje filmike video/audio veprime me natyrë korruptive të të pandehurit Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë. Trasmetimi i këtyre pamjeve ka shërbyer edhe si indicje për fillimin e hetimeve të këtij procedimi penal.
Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare.
Veprimet hetimore të këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.

Të fundit

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Lajme të tjera

Web TV