BQE rrit normën bazë në nivelin më të lartë historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Qendrore Europiane ngriti normën e depozitave në një nivel historik dhe mbajti opsionet e hapura, nëse do të nevojiten më shumë rritje, për të ulur inflacionin, në një sfond ekonomik në përkeqësim.

Kjo është herë e nëntë që norma rritet, duke e rritur normën që BQE paguan për depozitat e bankave, nga 3.50% në 3.75%, niveli më i lartë që nga viti 2000, përpara se kartëmonedhat dhe monedhat euro të ishin vënë në qarkullim.

Por, BQE hoqi një aluzion të qartë për rritje të mëtejshme nga deklarata e politikës monetare, që do të thotë se një rritje e re në takimin e ardhshëm të BQE-së në shtator, nuk duhet të merret si e mirëqenë.

“Vendimet e ardhshme të Këshillit Drejtues, do të sigurojnë që normat kryesore të interesit të BQE-së do të vendosen në nivele mjaft kufizuese,” tha BQE.

Inflacioni në Eurozonë, është përgjysmuar që nga tetori i kaluar, por në 5.5%, ai mbetet shumë mbi objektivin prej 2% të BQE-së.

Nga ana tjetër, kreditë, kërkesa për kredi dhe aktiviteti ekonomik, janë ngadalësuar ndjeshëm, duke treguar se rritja e normave të BQE-së tashmë po dëmton ekonominë.

“Zhvillimet që nga takimi i fundit, mbështesin pritshmërinë se inflacioni do të bjerë më tej, gjatë pjesës së mbetur të vitit, por do të qëndrojë mbi objektivin për një periudhë të zgjatur,” tha BQE.

Inflacioni vazhdon të bjerë, por ende pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë. Këshilli Drejtues është i vendosur të sigurojë, që inflacioni të kthehet në objektivin e tij afatmesëm prej 2% në kohën e duhur. Prandaj, sot vendosi të rrisë tre normat kryesore të interesit të BQE-së me 25 pikë bazë.

Lexo edhe :  Leku 'mbyt' euron, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Rritja e normës sot pasqyron vlerësimin e Këshillit Drejtues për perspektivën e inflacionit, dinamikën e inflacionit bazë dhe fuqinë e transmetimit të politikës monetare. Zhvillimet që nga takimi i fundit, mbështesin pritshmërinë se inflacioni do të bjerë më tej gjatë pjesës së mbetur të vitit, por do të qëndrojë mbi objektivin për një periudhë të gjatë.

Ndërsa disa masa tregojnë shenja lehtësimi, inflacioni bazë mbetet i lartë në përgjithësi. Rritjet e normave të kaluara vazhdojnë të transmetohen me forcë: kushtet e financimit janë shtrënguar sërish dhe po zbehin gjithnjë e më shumë kërkesën, e cila është një faktor i rëndësishëm për kthimin e inflacionit në objektiv.

BQE-ja tani ka rritur kostot e huamarrjes me një total prej 4.25 pikë përqindjeje në një vit, ritmi i saj më i shpejtë në histori. Por, tashmë është qartë në dukje dhe debati është vendosur të zhvendoset në atë se sa kohë do të duhet të mbahen normat në nivelet aktuale.

Me vendimin e së enjtes, norma që bankat paguajnë për të marrë hua në ankandet javore të BQE-së, u rrit gjithashtu në 4.25% nga 4.0%, ndërsa kreditë ditore do të kushtojnë tashmë 4.50%, nga 4.25% që ishte më parë. / Reuters, European Central Bank

Të fundit

Shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe...

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj...

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por...

Lajme të tjera

Web TV