Shtatë krimet më të çuditshme që janë kryer ndonjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bazuar në fakte, disa persona thjesht duan të shkojnë në burg për arsyet e tyre të çuditshme. Disa me vetëdije dhe disa jo, këto janë disa nga krimet më të çuditshme në botë.

Të shkosh me dëshirë në burg

Një burrë i njohur si James M. DeVore pati probleme të rënda mendore pas vdekjes së nënës së tij. Ai përdori alkool dhe drogë për të përballuar problemet e tij, por ndjeu se kishte nevojë për ndihmë.

Kështu që ai shkoi në stacionin e policisë pasi donte që të mbyllej brenda për të hequr dorë nga varësitë e tij.

Pasi policia nuk e pranoi ai mendoi se e vetmja zgjidhje ishte të hynte me zor. Atë e kapën për shkelje dhe e çuan në një qendër për t’u trajtuar dhe ai nuk e pa kurrë qelinë e burgut.

Nipi hedh gjyshen nga dritarja

Një nga gjërat e para që na mësojnë është të mos godasësh gjyshen. Një djalë 11 vjeçar e hodhi atë nga dritarja kur ajo refuzoi t’i blinte lodrën që ai donte nga dyqani.

Burg nga gruaja

Grabitja më e qetë e bankës në histori u krye nga Anthony Miller. Ndërsa shkonte në heshtje me policinë, njerëzit po pyesnin veten pse ishte kaq i qetë.

Rezulton se Anthony ishte në një marrëdhënie abuzive dhe thjesht donte të shkonte në burg që të ishte i lirë nga gruaja e tij.

Një dremitje e shpejtë

Duhet të jetë e çuditshme të zgjohesh dhe të gjesh shtëpinë tënde kryesisht bosh, përveç grabitësit që flen në divan.

Ai ishte Domonique Pinkard. Kur ata padyshim e kapën menjëherë pas dhe e pyetën pse po flinte, përgjigja e tij ishte “Kam punuar shumë gjatë gjithë ditës”.

Lexo edhe :  43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Sulmi me banane

Phillip Smolinsky, një burrë nga Florida, u akuzua për dhunë në familje pasi sulmoi të dashurën e tij me një banane. Ajo pretendoi se ai hodhi një banane drejt saj, ndërsa Phillip pretendoi se ajo e hodhi bananen drejt tij. E vetmja provë që policia mundi të gjente ishte, një banane në tokë.

Gjaku i majmunit

Mark Loescher ishte i bindur se ai ishte gjysmë orangutan ( lloj majmuni) dhe u akuzua për sulm të rëndë pasi e gjetën para një banke në telefon duke kërkuar gjak majmuni.

Merimanga merret peng

Një vendas nga Kansasi i quajtur Bryan Smith iu kërkua të kujdesej për një merimangë shtëpiake dhe kur pronari i kërkoi merimangën, Bryan vendosi të kërkonte 100 dollarë në shkëmbim për jetën e “përbindëshit” me tetë këmbë.

Të fundit

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Lajme të tjera

Web TV