Beleri u la në burg, Ministria e Jashtme greke: Vendimi i gjykatës në kundërshtim me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme greke në një reagim të fundit në lidhje me rrëzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri shprehet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, sipas reagimit të ministrisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lejë në fuqi masën “arrest me burg”, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Mëngjesin e kësaj të hëne për të disatën herë Beleri dhe avokatët e tij u paraqitën në Gjykatën e Posaçme për të ndryshuar apo shuar masën e sigurisë, e për t’i hapur rrugë betimit të Belerit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe kjo tentativë dështoi pasi gjykata vendosi që Beleri të hetohet në masën e sigurisë arrest me burg

Sipas Gjykatës së Posaçme nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësim të masës së sigurimit./nsh

Të fundit

Elon Musk shprehu mbështetje për ekstremin e djathtë AfD, Gjermania “ndizet” nga debati

Elon Musk, aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, shprehu vlerësimin për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa...

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Ja 3 partitë që PD nuk bën koalicion ose aleancë…

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se Partia Demokratike është e hapur...

Reshje masive dëbore në disa zona të qarkut Shkodër, probleme në qarkullim

Reshjet e bores vazhdojnë në zonat malore të qarkut Shkodër. Kryesisht, ato kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën...

Balla me bashkëatdhetarë në Firenze/ Partia Socialiste, e vetmja alternativë qeverisëse!

Balla takim me bashkëatdhetarë në Firenze: Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse! Diaspora ka gjykim objektiv. Përmbyllim anëtarësimin në BE në mandatin e...

“Mosbindja civile”/ Noka zbardh detajet: Ja çfarë do të ndodhë më 23 dhjetor në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në emisionin ‘Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se mosbindja civile e opozitës do...

Lajme të tjera

Web TV