SHIFRAT/ Matjet e Eurostat tregojnë rritje më të madhe të çmimeve se raportimet e INSTAT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, por në vendin tonë, inflacioni po bëhet i qëndrueshëm.

Sipas matjeve nga metodologjia e Eurostat, në gusht 2023, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) u rrit me 4,7%, teksa matjet e brendshme tregojnë për një rritje me vetëm 4%.

Në Europë, çmimet u rritën mesatarisht me 5,9%, duke sheshuar gradualisht diferencat ndërmjet ndryshimit të çmimeve me vendin tonë.

Sipas IHÇK-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,2% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 6,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,6%, “Shëndeti” me 1,9%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 1,0% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 5,6%.

Teksa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti me 1,5%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,4% secili, “Shëndeti” me 0,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,1% secili.

Të dhënat tregojnë se nivelin me të ulët të rritjes së çmimeve e kishte Zvicra, me rreth 1.9% dhe më pas Danimarka, Spanja dhe Belgjika. Në anën tjetër rritja më e madhe me rreth 14% ishte në Hungari, në Çeki me 10%.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Europa u përball me inflacion të lartë vitin e kaluar me mbi 12% si rrjedhojë e efektit negativ që dhanë çmimet e energjisë. Në atë kohë, Shqipëria kishte ritmet më të ulëta të rritjes së çmimeve. Por duke qenë se inflacioni në vendin tonë udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, rritja po bëhet e qëndrueshme.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

Shqipëria nisi publikimin e IHÇK-së nga muaji Janar 2017, INSTAT. indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së Klasifikimit Evropian të Shpenzimeve individuale me 12 ndarje kryesore.

Periudha referuese e çmimeve është muaji Dhjetor 2020, ndërsa periudha referuese e indeksit është muaji Dhjetor 2020 Peshat për IHÇK janë llogaritur në përputhje me Rregulloren e Komisionit Europian. Peshat reflektojnë strukturën e shpenzimeve monetare të konsumit final të familjeve shqiptare dhe jo shqiptare në territorin e Shqipërisë./ Monitor.al/   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV