Një infermiere 64 vjeçare, Lucetta Amelotti nga Garlasco (Pavia) u sëmur dy javë më parë me koronavirus. Ajo punonte në një laborator analizash dhe në disa shtëpi pushimi në zonë.
Infermierja ia kaloi virusin vdekjeprurës bashëshortit të saj, Carlo Morandotti, një fermer 66-vjeçar.
Vajza e tyre 28-vjeçare Clelia rezultoi gjithashtu pozitive dhe ndodhet në spital, ndërsa djali i saj 38-vjeçar jeton në Toscana, ku ndodhet në izolim.
“Ishte një tragjedi. Të dy ishin njerëz të mrekullueshëm. Carlo ishte më të vërteë një njeri shumë i mirë,”- tha kryetari i bashkisë Garlasco Pietro Farina.