Tensione te Kryesia e Kuvendit/Garda pengon deputetët e përjashtuar të PD të futen brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç ishte paralajmëruar socialistët nisën zbatimin e planit B.

Komisioni i Ekonomisë nisi në orën 10:00 mbledhjen online duke vijuar diskutimin përmes platformës Zoom.

Sorina Kote: Ajo që po na shqetëson sot është zhvillimi i mbledhjeve online. Unë aktualisht ndodhem në sallën e Komisionit të Ekonomisë bashkë me zonjën Koliqi dhe zotin Gjini. Mirë do të ishte të ishim në sallën e komisionit.

Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit.

Eduard Shalsi: Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini.

Axhenda e ngjeshur e Kuvendit
Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024.

Pas paralajmërimit të grupit të Rithemelimit, se do vijonin me skenarin e kaosit  për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. PS vendosi të ndërmarrë planin B atë të mbledhjeve online.

Ndërkohë Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Lexo edhe :  Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, të cilin Gjykata e ka thirrur sot për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”.

Grupi i Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën dhe mbështetësit e Gazment Bardhit janë shprehur të vendosur se do të vijojnë kaosin derisa të përmbushen kërkesat e tyre mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV