Lufta në Ukrainë/ Zelensky flet me Ramën: Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë ka dhënë për Ukrainën dhe integritetin territorial të saj. Vetë Zelensky bën me dije se ka folur me Ramën, ndërsa në një postim në platformën ‘X’, shkruan se ka shprehur mirënjohjen për qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për agresionin rus ndaj ukrainasve.

Presidenti i Ukrainës çmon mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike”, shkruan Zelensky.

Më tej, Zelensky shkruan se në fokus të diskutimit kanë qenë mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan. Sipas tij është e rëndësishme q ëtë vijohet trajnimi i ushtarëve ukrainas, ku duhet të marrë pjesë edhe vendi ynë.

“Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë.

Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkruan ai.

Të fundit

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

Lajme të tjera

Web TV