“I dashuruar me një 23-vjeçare”, Robert Berisha konfirmon se është në një lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Berisha konfirmon se është në një lidhje të re. I ftuar në “Pardon My French” këngëtari ka zbuluar më shumë për karrierën e tij por ka folur edhe për jetën e tij private.

Gjatë bisedës me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën në lidhje me lajmet që qarkullojnë në mediat online sa të vërteta dhe të pavërteta janë për të, vetë Robert Berisha tregoi për Top Albania Radio se çfarë nuk pëlqen dhe konfirmoi se është në një lidhje.

Robert: Nuk më pëlqejnë fotot nga paparacët në Kosovë. Mund të jem me vajzën e tezes, me një familjar ose me një shoqe edhe kanë dalë shumë foto. Nuk domethënë që i kam të dashura. Ato janë lajmet të këqija. Unë kam vendosur që sapo të lidhem me dikë ta postoj vetë nuk ka nevojë portalet. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne Ujorët nuk kemi qejf të qëndrojmë vetëm.
Jonida: Për momentin ti nuk je vetëm?
Robert: Nuk jam vetëm,
Më pas ai shtoi se:
Jam shumë njeri i dashur dhe jap më shumë dashuri seç duhet nuk e kam problem nëse nuk ma kthejnë. Jam i lidhur me një vajzë 23-vjeçare. Nuk mendoj si Leonardo DiCaprio por ashtu e kisha fatin./O.S

Të fundit

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Lajme të tjera

Web TV