Eurodeputetët të zhgënjyer nga Vuçiç, bëjnë kërkesën urgjente ndaj KE dhe BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, të Gjelbrit dhe Social Demokratët në parlamentit Europian i kanë dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë për zgjedhjet në Serbia.

Eurodeputetët kërkojnë një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe.  Letra gjithashtu kërkon që rezultatet e zgjedhjeve të mos njihen derisa të përfundojë një hetim i plotë i pavarur për parregullsitë zgjedhore.

Konkretisht kërkohet verifikim më i detajuar për procesin elektoral në Beograd ku pretendimet për manipulime zgjedhjesh kanë qenë më të mëdha nga opozita.

Letra citon raportin e vëzhguesve ndërkombëtar të zgjedhjeve, të cilët thonë se procesi elektoral në Serbi nuk mund të cilësohet i lirë dhe i ndershëm. Vëzhguesit kanë folur për parregullsi dhe mashtrime të hapura zgjedhore.

Eurodeputetët theksojnë se gjatë procesit elektoral u bënë akuza publike për blerje votash, abuzim me burimet publike, falsifikim të listave zgjedhore dhe blerje të mediave nga qeveria.

Pritet që më 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votojë për rezolutën për zgjedhjet serbe. Ndërkohë qeveria serbe ka mohuar akuzat dhe i vlerëson zgjedhjet si të lira./E.T

Të fundit

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por,...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

Lajme të tjera

Web TV