Angelina Jolie bëhet bionde dhe duket yll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se aktorja e njohur e ka gati formulën e kapërcimit të stinëve nga dimri i ftohtë në pranverën e ngrohtë, përmes një ndryshimi në look që nuk kaloi pa u vënë re. Kështu, Angelina Jolie u pa duke dalë nga një dyqan në Manhattan, por sytë e të gjithëve mbeten të ngjyra e re e flokëve.

Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina duket kaq bukur me këtë ndryshim në flokët e saj. Le të themi një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.

Aktorja njihet për flokët e saj brunë dhe me shkëlqim, si një nga zgjedhjet më të shpeshta sa i takon flokëve, por këtë herë ndryshimi ishte fort i dukshëm. Jolie e kombinoi kontrastin e nuancës së re të flokëve me një pallto të zezë të gjatë, bluzë të bardhë dhe syze dielli të zeza. Grimi i pastër neutral dhe çanta e madhe ishin pjesë e plotësimit të stilit në tërësi.

Le të rikujtomë disa nga rastet kur Angelina ka ekspertimentuar me ngjyrën e flokëve, si ajo e biondes platin për rolin në filmin “Girl, interrupted” në vitin 1999. Filma të tjerë, si “Come Away”, “Gone in Sixty Seconds” dhe “Life or something like it” kanë qenë disa momente të tjera kur aktorja hoqi dorë nga ngjyra brune natyrale për t’u kthyer në bionde./E.Ç

Të fundit

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk

27.02.2025 – Me ftesë të homologut të tij turk z. Hakan Fidan, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,...

Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të...

KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, me...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kryemadhit, e lë në “detyrim paraqitje”

Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi. Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës...

Zgjedhjet/ Diaspora edhe 5 ditë kohë për regjistrim, 238 mijë aplikime

KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit. Deri më tani...

Lajme të tjera

Web TV