Vrasja e 18-vjeçarit/ Kapen 4 autorët, sherri dyshohet se nisi për një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat katër të rinjtë, pjesë e grupit të agresorëve, që vranë me thikë 18-vjeçarin Aurelio Dervishi mbrëmjen e djeshme tek rrethi i Shkozës.

Burime bëjnë me dije se ata janë kapur në zonën e Farkës dhe po merren në pyetje. Blutë e kryeqytetit po punojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej tyre dhe se cili ka qenë personi, i cili ka goditur me thikë në gjoks adoleshentit. Autoritetet policore raportojnë se janë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:50 të 31 marsit, tek rrethi i Shkozës. Agresorët kanë qenë duke udhëtuar me një autopmjet tip “Volkswagen Tiguan”, ngjyrë gri, teksa u kanë bërë thirrje palës tjetër të të rinjëve që po udhëtonin me një automjet tip “Audi”, që të ndalonin.

Aurelio Dervishi ishte pasagjer në mjetin tip “Audi” dhe pasi ka zbritur nga makina është përplasur verbalisht dhe fizikisht dhe më pas është goditur me thikë në gjoks. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pas krimit të rëndë, mësohet se autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore.

Pavarësisht se fillimisht shoferi i mjetit tip “Audi”, pas marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk i njihte autorët dhe se konflikti ka qenë i çastit, ku sherri sipas tij kishte nisur për shkak të fjalëve “Ç’a ke që shef?”, e vërteta duket se është ndryshe. Policia e Tiranës ka dyshime se “molla e sherrit” mes të rinjëve ka qenë një vajzë.

Lexo edhe :  Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, motivit dhe arsyet që kanë çuar autorin drejt vrasjes së 18-vjeçarit./O.S

Të fundit

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

Lajme të tjera

Web TV