Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me aksionin e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale.
Ai tha se SPAK po ndjek strategjinë e vetë, po shkërmoq bandat kriminale në mënyrë për të dalë ‘Iliri apo Saliu’.
Ndërsa i pyetur se pse nuk po dënohet Berisha dhe arrestohet Meta, Çupi tha se kjo është një strategji e SPAK, teksa shton se duan të mbrojnë pasurinë e marrë.
“SPAK ka një ndryshim të mjaftueshëm në raport me këtë gjë. Me gjithë organizmat e tjera të drejtësisë, të gjitha gjykatat e prokuroritë speciale, merr dhe atë në Jugosllavi… nuk shkonte te bandat. Reforma jonë, drejtësia jonë, ky organizëm është ndërtuar që të zgjasë shumë dhe të përfshijë gjithë sferat e shoqërisë. As në Jugosllavi, Meksikë, Kosovë, nuk u tha që do të shkojë deri në qelizën e fundit. Ata që thonë ‘Si shumë po vonohet gjyqi i Berishës, arrestimi i Metës’, ka lidhje me këtë gjë. Lidhet me bandat që lidhjen me ta. SPAK ka një strategji. Drejtësia ka një strategji, por edhe këta kanë një strategji.
Nëse drejtësia po shkërmoq bandat dhe atje na del Ilir dhe Saliu, është strategjia për të zbuluar të vërtetat. Këta kanë për strategji të mbrojnë pasurinë e marrë. Iliri, jo shumë i përmbajtur duket që i del nga fytyra ‘punë e madhe shkoj në burg, pasuria është aty’. Kështu thotë dhe Monika. Po ndjekin strategji, pse e bëjnë këtë? Për të thyer ligjin, këtë bën Berisha nga shtëpia. Kjo ka lidhje me thirrjen që i lëshon njerëzve të tij, anëtarëve të bandave”, tha Çupi/ S.M