Të dielën, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e dytë në Diasporë. Kësaj here, kryeministri Edi Rama do të vizitojë shqiptarët e Italisë, teksa në orën 11:00 do të mbahet takimi në Milano, në pallatin e sportit ‘Busto Arsizio’.
Pritet që kryeministri të bëjë deklarata për marrëdhënien me Italinë, për përplasjet e fundit me median Rai 3, apo me politikanë të opozitës italiane që kanë kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni.
Turi i Ramës pritet të vijojë edhe në vende të tjera europiane.
Të dielën e 12 majit, Rama mbajti takimin e parë me diasporën, në Athinë me shqiptarët e Greqisë, i cili dha mesazhe të forta drejtuar shtetit grek, por edhe emigrantëve shqiptarë./ S.M