Na solli koronavirusin, por ja sa pak para jep Kina për OBSH-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nxitur një debat mbi paanshmërinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e akuzuar atë si tepër të njëanshme në favor të Kinës, dhe duke mos arritur në këtë mënyrë që të ndalë pandeminë e koronavirusit të ri.

Trump deklaroi të marten, se do të bllokojë amerikane për këtë organizatë. Dhe SHBA ka qenë në fakt kontribuesja më e madh në arkën e OBSH-së, e cila ka një buxhet të përgjithshëm vjetor prej 6.2 miliardë dollarësh.

OBSH financohet nga anëtarët e saj dhe organizatat bamirëse. Sipas faqes së saj zyrtare në internet, SHBA-ja me 14.67 për qind të kontributit është burimi më i madh i financimit për agjencinë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara.

Pas saj, kontribuesit e ardhshëm të mëdhenj janë fondacioni “Bill & Melinda Gates” me 9.76 për qind të fondeve dhe “GAVI Alliance” me 8.39 për qind. Kjo e fundit, është një organizatë e partneritetit publik-privat me qendër në Gjenevë të Zvicrës, për të cilën fondacioni “Bill & Melinda Gates” jep sërish një kontribut të konsiderueshëm.

Britania e Madhe me 7.79 për qind dhe Gjermania me 5.68 për qind, janë të vetmit vende pas SHBA-së, që kontribuojnë me mbi 5 për qind të buxhetit të përgjithshëm financiar të OBSH-së. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), është një organ tjetër

që jep kontribut mbi 5 për qind.

Ndërkohë Banka Botërore me 3.42 për qind, Rotary International me 3.3 për qind, Komisioni Evropian me 3.3 për qind, dhe Japonia me 2.7 për qind janë ndër kontribuesit e tjerë kryesorë në financat e OBSH-së.

Kina, vendi që është në qendër të polemikave aktuale mbi OBSH-në pas pandemisë së koronavirusit, kontribuon me vetëm 0.21 për qind. Pjesa e kontributit që jep India, është më shumë se dyfishi i Kinës, pra me 0.48 për qind, dhe shumë më pranë Francës me 0.5 për qind. Interesant është fakti që edhe Pakistani kontribuon me 0.36 për qind për OBSH, pra më shumë se Kina.

Lexo edhe :  30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

OBSH ka 4 mënyra përmes të cilave grumbullon fondet e saj. Kategoria me e madhe janë kontributet vullnetare, me një normë gati 80 përqind. Kontributet vullnetare, mund të bëhen nga vendet anëtare – 194 vende të OKB – apo OJQ-të. Kategoria tjetër e madhe e financimit janë tarifat e anëtarësimit.

OBSH e cakton tarifën e përcaktuar për secilin vend anëtar, në varësi të shëndetit të financave dhe numrit popullsisë. Por për disa arsye, ekonomia më e madhe në botë, SHBA kontribuon me gati 15 për qind të fondeve totale të OBSH, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë, ajo kineze, me vetëm 0.21 për qind. /S.T/Fjala

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV