Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe një qeveri teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të 2025.

Bozdo tha se Edi Rama dhe kjo qeveri që kemi nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne do e detyrojmë Edi Ramën, por duhet të bindim faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët. Kjo është protesta e parë, është një paralajmërim për atë se çfarë kërkon opozita”, tha Bozdo.

Sipas tij, qeveri teknike nuk është as shpërndarje parlamenti dhe as që Edi Rama të vijojë të mbajë postin e Kryeministrit. “Kemi kërkuar dhe kërkojmë një qeveri teknike. Në 11 korrik do të jemi në shesh, pastaj në 11 tjetër do të jemi sërisht në shesh e kështu me rradhë”, tha Bozdo. S.B

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV