Prindërit e dërguan në shkollë riedukimi, Paris Hilton tregon traumat: Jam abuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trashëgimtarja e artë Paris Hilton ishte në Kongresin Amerikan, për të dhënë dëshminë e saj përpara një komisioni që shqyrton forcimin e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo ishte aty për të folur për përvojën e saj traumatike kur prindërit vendosën ta dërgonin në një institucion për të mitur për të korrigjuar “sjelljen e saj problematike”.

Sipas Paris Hilton, programet u premtonin prindërve trajtim, zhvillim dhe mbështetje për fëmijët e tyre. Por gjërat ishin shumë ndryshe. “Përkundër asaj që premtuan, nuk më lejuan të flisja, të lëvizja lirshëm apo as të shikoja nga dritarja për dy vjet”, tha Hilton, duke shtuar se prindërit e saj ishin “mashtruar plotësisht”.

Brenda institucionit, Hilton përjetoi abuzim seksual dhe keqtrajtim në moshën 17-vjeçare, gjë që e la atë me shenja mendore. Madje ajo theksoi se telefonatat që nxënësit kishin me prindërit e tyre ishin të regjistruara dhe ata nuk mund t’u tregonin për gjithçka që kishin përjetuar atje. Edhe nëse do ta bënin, konvikti pretendoi se ishte sjellje e papërshtatshme nga ana e fëmijës dhe se ata po gënjenin.

“Është vërtet e vështirë t’i thuash dikujt në botën e jashtme. Shumë prej këtyre fëmijëve nuk besohen sepse këto vende u thonë prindërve se po i gënjejnë dhe i manipulojnë sepse duan të kthehen në shtëpi”, tha Paris Hilton. Ajo shtoi se industria e këtyre institucioneve arrin në 50 miliardë dollarë dhe se ato janë veçanërisht traumatike për një adoleshent./E.Ç

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV