Media franceze L’Echo Touristique: Shqipëria vendi mesdhetar me shumë ambicie në turizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet të nxitoni të vizitoni Shqipërinë përpara se ajo të bëhet shumë e njohur? Në çdo rast destinacioni aspiron të bëhet kampion i turizmit, shkruhet në një artikull të botuar në revistën franceze “L’Echo Touristique”.

Është e vështirë të imagjinohet se Shqipëria ka qenë e izoluar deri në vitin 1990, në kushtet e një diktature 40-vjeçare (1945-1985).

Sektori i turizmit është zhvilluar shumë gjatë 10 viteve të fundit.

“Turizmi përfaqëson tashmë 17% të PBB-së së tij”, tha Mirela Kumbaro, ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, në konventën e “Central East Travel Companies” më 12 tetor në Tiranë.

“Dhe potenciali mbetet i jashtëzakonshëm, pavarësisht disa pengesave”, shtoi ajo.

Vendi ballkanik, i populluar nga 2,5 milionë banorë, mirëpriti 10 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2024. Një shifër që pritet të rritet në të paktën 12 milionë këtë vit dhe 20 milionë në vitin 2030.

Objektivi: +138% qëndrime njëditore në vitin 2030

Bërja e Shqipërisë “kampione e turizmit” është synimi e ministres. Këtë e dëshmon strategjia e vitit 2030 që ajo shpalosi sërish më 12 tetor për shtypin vendas.

“Ne synojmë një rritje prej 138% të qëndrime njëditore në vitin 2030 dhe një rritje 4-fish të të ardhurave shtetërore nga sektori”, tha ajo.

Këto të ardhura arritën në 4,2 miliardë euro në vitin 2023.Gjithashtu, Kumbaro premtoi turizëm cilësor, jo masiv.

Megjithatë, resorte të mëdha bregdetare tashmë janë ngritur në një pjesë të brigjeve. Dhe kantieret janë të shumta, ndërsa një aeroport i dytë uhet të ndërtohet në vitin 2025, në jugperëndim, në Vlorë.

Një shërbim që duhet të rritet

Shqipëria, vendi pritës i ekspozitës së madhe ITB Berlin 2025, qartësisht dëshiron të përfitojë nga imazhi i saj, si një destinacion në zhvillim.

Lexo edhe :  Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Shqipëria, po planifikon të përfshihet në treg, duke hapur së fundmi 17 hotele me 5 yje. Sipas opinionit të disa profesionistëve francezë të udhëtimit, vendi ka nevojë edhe për disa përmirësime në shërbim.

Berenger Thibaut, themeluesi i “Vacances Albanie”, përmbledh një nga problemet e vendit. Kompanitë turistike franceze po lënë gjurmën e tyre

I njohur për plazhet e tij me ujëra bruz, peizazhet, historinë plot ngjarje dhe mikpritjen e tij, vendi i shqiponjave bën folenë e tij midis operatorëve turistikë francezë.

“Travel Europe” funksionon prej më shumë se pesë vitesh dhe ka një zyrë në kryeqytetin Tiranë. Për turnetë e tij, operatori turistik çarteron fluturime nga mesi i prillit deri në fund të qershorit dhe nga fundi i gushtit deri në mes të tetorit.

“Vendi vazhdon rikuperimin e tij nga diktatura me shpejtësi të madhe.

Me dëshirën për t’u afruar me vendet evropiane”, tha ambasadorja franceze në Tiranë Catherine Suard.

Më tej ajo theksoi se e mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. S.B

Të fundit

PD denoncon Fidel Yllin: Ka marrë 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin...

Tentuan ta mbajnë mister, zbulohet lojtari që dështoi në testet fizike te Real Madrid

Real Madrid ka qenë pranë transferimit si lojtar i lirë të marokenit Abdellah Ouazane, i konsideruar si një super talent. 16-vjeçari që luan si mesfushori,...

Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke...

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Lajme të tjera

Web TV