Aktori indian me famë botërore, Aamir Khan, ka ndihmuar familjet, të cilat ndodhen në situatë shumë të vështirë ekonomike gjatë pandëmisë së koronavirusit.
Ai ka zgjedhur të shëorndajë nga një pako me 1 kg miell për të patrë se cilat familje kishin vërtetë nevojë për ndihmë, ndërsa këtë gjë e ka bërë vetë publike përmes një videoje.
Aktori kishte njoftuar se do të shpërndajë 1 kilogram miell për person në zonat ku jetojnë shtresa e varfër e Delhit. Megjithatë ishin të shumtë ata që këtë ndihmë e konsideruan të papërfillshme dhe nuk dënjuan ta merrnin. Vetëm njerëzit që vërtet kishin nevojë shkuan për ta marrë atë.
Kur u kthyen në shtëpi dhe hapën pakot e miellit, u befasuan kur gjetën në brendësi të secilës prejt tyre një shumë prej 15 mijë rupi (rreth 200 dollarë).
Aktori Aamir Khan, i cili ishte duke xhiruar për filmin e tij ‘Laal Singh Chaddha’ para bllokimit, aktualisht është në shtëpi duke kaluar kohë me familjen e tij. Ndërsa më herët falënderoi edhe punonjësit e vijës së parë, të cilët po luftojnë me pandeminë e koronavirusit./Fjala.al/