20 shtëpitë më të shtrenjta në botë, nga Jennifer Lopez tek Bill Gates

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e pamundur të mohosh faktin se personazhet e famshme pëlqejnë të bëjnë gjëra të një niveli krejt tjetër nga njerëzit normal. Dhe kjo sepse e kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë.

Nga pushimet e klasit të parë, tek makinat më të shtrenjta si Maserati, Rolls Royce apo Buggati. Thjesht kërkojnë më të mirën. Kjo vërehet edhe tek shtëpia që zgjedhin për të jetuar.

Përse të jetojnë në një shtëpi normale, kur mund t’ja lejojnë vetes një super vilë luksoze, edhe nqs janë vetëm 2 veta në shtëpi? Ndonjëherë në lojë hyn edhe konkurenca mes njëri tjetrit.

Shtëpia, makina dhe pushimet tregojnë nivelin. Ja cilat janë 20 shtëpitë më të shtrenjta në botë, mes personazheve të botës së shoëbizit.

Në vend të 20 renditet Jennifer Lopez, shtëpia e së cilës në Bell Air, e blerë në vitin 20176, ka kushtuar 28 milionë dollarë. Ajo ka 7 dhoma gjumi, 13 tualete, një dhomë kinemaje, dy shtëpi për miqtë, një pishinë dhe një teatër me 100ulëse dhe një fushë minigolfi.

Në vendin e 19 renditet shtëpia e aktorit Mel Gibson, me vlerë 29.75 milionë dollarë në Costa Rica, prej 500 hektarë tokë përpara bregut të detit. Më pas renditet vila e këngëtares Gëen Stefani me vlerë 35 milionë dollarë, pozicionuar në Hollyëood Hills me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.

35 milionë dollarë kushton edhe vila e Lori Laughlin në Los Angelos. Në vend të 16 pozicionohet shtëpia e Celine Dion që kushton sot 38.5 milionë dolllarë.

Në vend të 15 qëndron P.Diddy me vilën e tij të stilit europian në Holmby Hills në Californi, në vlerën e 40 milionë dollarëve, ku vetë reperi është kujdesur që përvec dhomave pishinës e palestrës, të mos i mungojë as salloni i bukurisë, një SPA si dhe dhoma e masazhit.

Në vend të 14 është Dr.Dre me vilën në Brentëood, në 140 mijë metra katrorë, në vlerë be 40 milionë dollarëve. Will dhe Jada Pinkett Smith e kanë blerë shtëpinë e tyre në Malibu në shumën e 42 milionë dollarëve që në shtator të 2011 dhe për asnjë moment nuk e kanë menduar të zhvendosen prej saj. Në Santa Barbara ishte përzgjedhja e Ellen DeGeneres për të blerë shtëpinë e ëndërrave për 45 milionë dollarë.

Demi More ka zgjedhur qiellgërvishtëset përpara Central Park në Neë York për shtëpinë e saj që kushtoi 45 milionë dollarë, me sipërfaqe 1500 metra katrorë.

Lexo edhe :  Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Sting, që renditet në vendin e 10, është fqinj me Demin, pasi ka zgjedhur shtëpinë ngjitur me të, në Central Park West, të cilën e bleu për 50 milionë dollarë. Në vendin e 9, renditet shtëpia e modeles Cindy Crawford me vilën buzë detit në Malibu, që e bleu sa hap e mbyll sytë për 50 milionë dollarë, me sipërfaqe 5 mijë metra katrorë.

HoWard Stern pozicionohet në vendin e 8 me vilën në Palm Beach që e bleu për 52 milionë dollarë. Tiger Woods është padyshim një nga sportistët më të famshëm, po aq e famshme për shkak të festave të pafundme është edhe vila e tij 10 mijë metra katrorë në Jupiter Island, që në treg ka vlerën e 54.5 milionë dollarëve.

Tom Cruise ka zgjedhur vilën 10 mijë metra katrorë, me një panoramë mahnitëse e 2 pishina të mëdha, për shumën e 59 miliardë dollarëve. Në vend të 5, në kodrat e Bel Air pikaset lehtësisht vila 30 mijë metra katrorë e një prej çifteve më të famshme të shoëbizit, Beyonce dhe Jay Z, që e blenë atë për 88 milionë dollarë, në ulje nga cmimi fillestar prej 135 milionësh.

Oprah Winfreyt i ka kushtuar po aq vila e saj e jashtëzakonshme me 6 dhoma gjumi, 14 tyualete të stilit neo-gjeorgjian, me pishina, fusha golfi e tenisi, kopësht me trëndafila e 2 hektarë tokë e mbjellë me avokado. Në vend të tretë është vila e George Lucas, regjisorit të famshëm, që kushton 100 mln dollarë.

Në të, mund të hysh vetëm me ftesë nga vetë i zoti, i cili ka sigruar leje që asnjë vizitor, qoftë edhe jashtë mureve të saj, të mos ketë mundësi ta fotografojë shtëpinë. Ajo përbëhet nga disa godina të ndara, një teatër me 300 ulëse, 2 librari, pishinë të hapur e të mbyllur, parking për 200 makina, kopështe me lule etj.

Në vend të dytë, përsëri për shumën e 100 milionë dollarëve, pozicionohet vila e George Clooneyt, një vilë e shekullit të 18-të, në liqenin e Komos, në Itali. Dhe padyshim që në vend të parë renditet si më e shtrenjta në botë, vila e miliarderit dhe filantropit Bill Gates.

E shtrirë në një sipërfaqe prej 66.000 metra katrorë, ajo ka 7 dhoma gjumi, 24 tualete, 6 kuzhina, një librari 2100 metra katrorë, palestër me sauna, dhoma miqsh, pishina me sistem të brendshëm muzikor si dhe një teatër.

Burimi: Nimvo,Përshtati: Fjala.al

Të fundit

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Lajme të tjera

Web TV