Po fshihen viktimat nga COVID? Fuga: INSTAT shifra të ndryshme nga Gjendja Civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për këtë i ftuar është Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj tha në emisionin “Real Story” në News 24 se, pavarësisht ngarkesës që ka pasur ky institucion, të gjitha regjistrimet e viktimave janë kryer sipas ligjit.

Por akademiku Artan Fuga thotë se për vitet 2017, 2018, 2018 INSTAT nxjerr shifra të tjera vdekjes ndryshe nga Gjendja Civile.

Palët diskutuan mbi debatin nëse është e mundur që të jetë fshehur numri real i vdekjeve nga koronavirusi.

Bledar Doracaj: Që nga data 10 mars, dita kur u shpall emergjenca e koronavirusit, zyrat e Gjendjes Civile janë mbyllur.
Volumi i punës ka qenë i madh. Shërbimet prej 10 prillit kur u kthyem në front- office janë të limituara.

Ofrojmë ç’regjistrimin e vdekjeve dhe regjistrimin e lindjeve. Por në një moment të dytë do të ofrojmë të gjitha shërbimet.

Kuptohet mungesa e komunikimit të subjekteve private me institucionet është bërë më pas nga online me një ngarkesë më të madhe. Ka 386 zyra në gjithë Republikës po ashtu dhe postet e reja të punës në maternitete.

Fshehje të shifrave?

Shërbimi kombëtar i Gjendjes Civile funksionon në bazë të ligjit dhe kemi një komunikm të përditshëm me të gjithë strukturat.

Ne kemi zyra në të gjitha Bashkitë dhe njësitë administratike, funksionojmë dhe si zyra aktive afër Prefektit apo Nën/ Prefektit.

Debati për listat e zgjedhësve ka mbaruar. Prej 2010 shërbimi është online dhe listat nuk bëhen me laps dhe bllok por online gjenerohen. Po bëj vitin e 6-të dhe nuk kam ankesa nga vëzhgues të jashtëm apo vendas.

Artan Fuga: Dua të shpreh mirëkuptimin dhe respektin duke siguruar që kjo s’ka të bëjë as me ndershmërinë e të punonjësve. Sot në botë statistikat nuk janë akti i fundit i ngjarjeve të ndodhura. Martesave, vdekjeve, lindjeve. Kanë kuptim proaktiv. Nga trajtimi i agreguar, arrihet që jo vetëm të regjistrohen proceset sociale, të njihen ato. Kam 2 shqetësime për statistikat, e para që këto statistika janë shumë globale dhe në rastin tonë unë jam i bindur që gjendja civile ka numrin e vdekjeve në muaj a në vit. Ministria e Shëndetësisë ka të dhëna për shkaqe të vdekjes. Mundet që spitalet të kenë të tjera. Kur unë dua të di që këto vdekje që jep këtu Gjendja Civile si janë shpërndarë sipas diagnozave dhe shkaqeve unë nuk e gjej dot. Nuk ka agregim.
Do të kishim hartën e vdekjeve sipas muajeve të cilat në të dhënat dixhitale na jep shpërndarjen e vdekjeve. Si shpjegohet që numri i vdekjeve për 2017 që relatohet nga Gjendja Civile del ndyshe nga INSTAT. Po ashtu të 2018. Po dhe për 2019.
Diferencat janë 508, 103, 165 vdekje.

Të fundit

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV