Last Updated on 05/05/2025 by adminfjala
Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës së sotme.
Orët e pasdites pritet të sjellin vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë ato në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në këto zona, ka mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të qëndrueshme, duke variuar nga 6°C në vlerat minimale deri në 28°C në vlerat maksimale. Në përgjithësi, temperaturat do të jenë të ngrohta dhe vlerat maksimale pritet të bien me të paktën 2°C gjatë ditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi deri në 45 km/h, kryesisht nga drejtimi jugor.
Si pasojë, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të ketë dallgëzim 3 ballë, duke i bërë kushte jo të favorshme për aktivitetet e lundrimit./E.S