Last Updated on 05/05/2025 by adminfjala
Belind Këlliçi ka bërë një paralajmërim të fortë për administratorin e Njësisë Administrative Zall Herr, zyrtarin Arben Maloku.
Përmes një postimi në “Facebook”, Këlliçi i bën thirrje publike Malokut që të ndalojë me presionet që sipas demokratit po u bëhen qytetarëve në Kasallë dhe në Zall Herr.
Më tej, kandidati i PD-së thekson se Maloku do të mbajë përgjegjësi penale dhe ligjore, ndërkohë i bindur shton se demokratët nuk “ta falin territorin dhe vjedhjen e votës”.
“Thirrje publike banditit elektoral Arben Maloku! Ndal presionet në Kasallë dhe Zall Herr. Do mbash përgjegjësi penale dhe ligjore për çdo presion dhe votë të tjetërsuar!
Demokratët nuk ta falin terrorin dhe vjedhjen e votës”, shkruan Këlliçi./E.S