Policia tregon si u paraqit situata natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit, në një postim në rrjetin social “ Facebook”, tregon rreth mbarëvajtjes në natën e ndërrmit të viteve.

Policia njofton se në të gjithë vendin, gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente, nuk është rregjistruar asnjë ngjarje kriminale.

Gjithashtu asnjë aksident me pasojë jetën dhe nuk është konstatuar ndonjë shkelje e rëndë me konsumimin e tepruar të alkoolit, ndërsa në fund të njoftimit uron edhe qytetarët për festat.

Njoftimi i plotë:
Falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, si dhe falë qytetarisë së treguar nga qytetarët, në të gjithë vendin, gjatë natës se ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja.

Në të gjitha qarqet nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasojë jetën.
Janë ushtruar kontrolle me dragera dhe duke marrë shkas nga numri i mjeteve në qarkullim, verifikimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ishte minimal.

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri, “Shërbim të përforcuar”, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim.

Policia e Shtetit uron gjithë qytetarët gëzuar Vitin e Ri 2020, mirësi, paqe e begati e sa më shumë besim e bashkëpunim mes nesh, për të mirën e përbashkët./Fjala.al

Të fundit

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV